Të martën Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga PDK’ja

Kuvendi i Kosovës të martën do tëmbajë seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës.

Ndërsa, Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të premten.

Lajmin për klankosova e ka konfirmuar këshilltari i kryeparlamentares Vjosa Osmani, Faton Peci.

“Seanca e jashtëzakonshme mbahet në orën 11:00 të martën, ndërsa Kryesia e Kuvendit të premten, në po të njëjtën orë”.

Se sa janë kushtet e përshtatshme dhe se çfarë masa do të ndërmirren për mbajtjen e një seance në kohën e pandemisë do t’i shqyrtojë Kryesia të premten.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në seancën e kaluar kur u shkarkua Qeveria Kurti ka dhënë rekomandimet për masat e nevojshme që duhet marrë në mënyrë të parandalimit të përhapjes së virusit në sallën e Kuvendit.

RAPORTO