Të hënën prezantohen autoblindat ushtarake, donacion nga ShBA për FSK-në

27.08.2021

Gjatë ditës së hënë do të prezantohen disa mjete ushtarake, donacion ky i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Automjetet ushtarake të blinduara, të tipit M1117 ASV (Armored Security Vehicle) do të prezantohen nga komandatja supreme, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti. “Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm […]

Të hënën prezantohen autoblindat ushtarake, donacion nga ShBA për FSK-në Foto: 070930-A-2013C-254 An M-1117 Armored Security Vehicle from 3rd Platoon, 546th Company, 385th MP Battalion, 3rd Infantry Division, travels through a dry river bed near the town of Yaqubi in Sabari District, Khost Province, Afghanistan, September 30, 2007. (U.S. Army photo by Spc. Micah E. Clare)

Gjatë ditës së hënë do të prezantohen disa mjete ushtarake, donacion ky i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Automjetet ushtarake të blinduara, të tipit M1117 ASV (Armored Security Vehicle) do të prezantohen nga komandatja supreme, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti.

“Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i FSK-së organizojnë ceremoninë e pranim-dorëzimit të donacionit të SHBA-së me automjete ushtarake të blinduara, të tipit  M1117 ASV (Armored Security Vehicle). Ceremonia në fjalë do të mbahet në Kazermën “ Adem Jashari”, të hënën, më datë 30 gusht 2021, nga ora 11:00”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Përveç Osmanit e Kurtit, në këtë ngjarje do të jetë edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj por edhe autoritete të larta ushtarake civile vendore dhe  ndërkombëtare.