Të hënën nxënësit i rikthehen mësimit në shkolla

16.04.2021

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se nga e hëna, me 19 prill, në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar mësimi do të fillojë pa kufizime për pjesëmarrje fizike të nxënësve në shkolla. Në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, IKSHPK-në e Ministrinë e Shëndetësisë kemi marrë vendim që nxënësit të rikthehen në objekte […]

Të hënën nxënësit i rikthehen mësimit në shkolla Foto: Ilustrim

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se nga e hëna, me 19 prill, në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar mësimi do të fillojë pa kufizime për pjesëmarrje fizike të nxënësve në shkolla.

Në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, IKSHPK-në e Ministrinë e Shëndetësisë kemi marrë vendim që nxënësit të rikthehen në objekte shkollore.

“Komunat dhe shkollat do të vendosin të punojnë sipas njërit nga skenarët A, B ose C, varësisht prej situatës me pandeminë.

Komunat kanë njoftuar se janë të gatshme të vazhdojnë procesin mësimor sipas këtuj vendimi, ndërsa gjatë fundjavës do të vazhdohet me dezinfektimin e godinave shkollore dhe do të jenë gati për vazhdimin e mësimit me pjesëmarrje fizike të nxënësve.

Ftoj nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe të gjithë akterëve të përfshirë në shkollë, që të respektojnë me përpikëri masat kundër pandemisë” ka njoftuar Nagavci.