Të hënën në këtë orë nënshkruhet koalicioni i parë parazgjedhor

AAK e PSD të hënën mund të nënshkruajnë koalicion parazgjedhor.

Siç raporton Klan Kosova, ceremonia e nënshkrimit do të zhvillohet të hënën në orën 15:00.

Madje një koalicion të mundshëm parazgjedhor ndërmjet dy partive opozitare – Visar Ymeri i PSD-së – e ka paralajmëruar edhe para dy ditësh në Info Magazine.

“Kemi pasur dhe kemi diskutime. Deri tashmë kemi biseduar me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, por nuk kemi të definuar dhe të nënshkruar asgjë. Javën e ardhshme besoj se gjërat do të qartësohen më shumë”, ka thënë Ymeri të enjten më 15 gusht.

Ndërkaq, deputeti i kësaj partie, Shkumbin Demaliaj për Gazeta Blic tha se të hënën mblidhet Këshilli Drejtues.

“Nuk jam në dijeni për një gjë të tillë, nuk ka diçka zyrtare, mirëpo të hënën do ta mbajmë mbledhjen e Këshillit Drejtues, organit më të lartë të partisë, aty ku merren vendimet dhe për gjithçka do të merret vesh”, ka thënë Demaliaj.

RAPORTO