Të gatshëm për zgjedhje, si qëndrojnë subjektet politike nëpër komuna

26.12.2020

Nga nëntë gjyqtarë sa ka Gjykata Kushtetuese, të gjithë kanë votuar një zëri pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje, sipas së cilës kontestohej vota e deputetit Etem Arifi. Më 21 dhjetor Gjykata Kushtetuese ka konstatuar që Qeveria e Kosovës nuk ishte zgjedhur konform kushtetutës dhe si rrjedhojë e kësaj mbetet që u.d. të presidentës brenda 40 […]

Të gatshëm për zgjedhje, si qëndrojnë subjektet politike nëpër komuna Foto: Ilustrim

Nga nëntë gjyqtarë sa ka Gjykata Kushtetuese, të gjithë kanë votuar një zëri pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje, sipas së cilës kontestohej vota e deputetit Etem Arifi.

Më 21 dhjetor Gjykata Kushtetuese ka konstatuar që Qeveria e Kosovës nuk ishte zgjedhur konform kushtetutës dhe si rrjedhojë e kësaj mbetet që u.d. të presidentës brenda 40 dite të shpall zgjedhjet e parakohshme.

Liderët politik tashmë kanë intensifikuar takimet e tyre me kryesi, degë e nëndegë për tu përgatitur për zgjedhjet e janarit ose shkurtit të 2021. Takime të tilla kanë filluar të mbahen edhe nëpër komuna me mbështetësit dhe anëtarët e tyre.

Por si qëndrojnë subjektet politike nëpër komuna?

Zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura më 6 tetor 2019 kanë ndryshuar ngjyrat politike të shumë komunave edhe pse në nivel lokal qeverisjen nga parti krejt tjera.

Lëvizja Vetëvendosje kishte gjithsej nëntë komuna ku më 2019 kishte dal si subjekti i parë më i votuar, e që me fitoren e zgjedhjeve në Podujevë tani kryeson në dhjetë komuna. Lista Serbe është subjekti i dytë që ka fituar në nëntë komuna të udhëhequr nga përfaqësuesit e tyre. Lidhja Demokratike e Kosovës është subjekti i tretë që prin në shtatë komuna të Kosovës, e pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me pesë komuna, Partia Demokratike e Kosovës me katër komuna, NISMA me një komunë dhe KDTP me një komunë, shkruan SuharekaOnline.

Që nga viti 2017 Komuna e Suharekës udhëhiqet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe nga kandidati i saj Bali Muharremaj, mirëpo në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, LDK kishte dal partia më e votuar në Suharekë.