Të enjten punëtorët shëndetësor nuk punojnë, mbajnë grevë

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), ka njoftuar se nesër sërish do të mbajë grevë, për shkak të mos marrjes së një përgjigje nga ana e Qeverisë për kërkesat e tyre.

01.12.2021 / Lajme

Të enjten punëtorët shëndetësor nuk punojnë, mbajnë grevë
Foto: Ilustrim

“Njoftojmë opinionin e gjerë se edhe përkundrejt pritjeve tona që të takohemi me institucionet shtetërore, kjo e fundit nuk ka reflektuar. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës si pasojë e mos përgjigjes nga ana e Qeverisë është e obliguar që nesër me datë 02.12.2021 e enjte të mbajë grevë 8 orësh pranë institucioneve shëndetësore”, thuhet në njoftim.

FSSHK shton se Këshilli Qendror Grevist siguron se të gjitha shërbimet emergjente do të jepen konform Ligjit mbi Greva, dhe në këtë rast kërkojmë mirëkuptim nga ana e popullatës.


Punëtorët shëndetësorë kanë mbajtur grevë edhe më 25 nëntor me kërkesën që Projektligji për Pagat të shkojë sa më parë në Kuvend dhe i njëjti të fillojë së zbatuari nga viti i ardhshëm.

Pse të shkojmë tek mjeku kur ndihemi mirë?!

Mjekët këshillojnë kontrolle të vazhdueshme mjekësore çdo 6 muaj apo 1 vit në çfarëdo moshe të jeni, mirëpo pas kalimit...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *