Të enjten priten rënie të temperaturave dhe riga lokale shiu

16.03.2022

Kalimi i një sistemi frontal gjatë mbrëmjes sjell kushte për riga lokale shiu, e viseve malore edhe për ndonjë fjollë bore. Këto riga shiu, mbeten prezente edhe mëngjesin e së enjtes, e gjatë ditës do të ketë edhe intervale me diell, derisa në aspektin termik temperaturat pësojnë një rënie të lehtë, shkruan PrishtinaWeather. Nga dita […]

Të enjten priten rënie të temperaturave dhe riga lokale shiu Foto: Ilustrim

Kalimi i një sistemi frontal gjatë mbrëmjes sjell kushte për riga lokale shiu, e viseve malore edhe për ndonjë fjollë bore.

Këto riga shiu, mbeten prezente edhe mëngjesin e së enjtes, e gjatë ditës do të ketë edhe intervale me diell, derisa në aspektin termik temperaturat pësojnë një rënie të lehtë, shkruan PrishtinaWeather.

Nga dita e premte po parashihet të ketë më shumë kthjellime dhe intervale më të gjata me diell në fundjavë, ndonëse më ftohtë, e me ngrica orëve të mëngjesit.

Sipas parashikimeve të fundit, ditën e hënë pritet shtim i vransirave, e orëve të mbrëmjes nuk po përjashtohen mundësi edhe për reshje të dobëta bore.

Fuqizimi i erërave ditëve të ardhshme, përmirëson gjendjen me cilësinë e ajrit, e indeksi do të mbetet më gjatë në vlera të pranueshme gjatë ditës. Vetëm orëve të mbrëmjes kur mund të ketë më shumë qetësi, ndotësit ajror shënojnë rritje të përqëndrimeve e indeksi kaloj në vlera edhe të dobëta.