Të enjten mot shumë i ngrohtë dhe shtim i vransirave

16.09.2020

Në detin Mesdhe është duke u zhvilluar një ciklon, që ditët në vijim mund të shndërrohet në një uragan të Mesdheut, që ndryshe njihen edhe si medicane. Ky sistem pritet të sjellë të reshura më të mëdha dhe erëra të fuqishme përgjatë brigjeve perëndimore të Greqisë, ndërsa në vendin tonë parashihet të ketë vetëm shtim […]

Të enjten mot shumë i ngrohtë dhe shtim i vransirave Foto: Ilustrim

Në detin Mesdhe është duke u zhvilluar një ciklon, që ditët në vijim mund të shndërrohet në një uragan të Mesdheut, që ndryshe njihen edhe si medicane.

Ky sistem pritet të sjellë të reshura më të mëdha dhe erëra të fuqishme përgjatë brigjeve perëndimore të Greqisë, ndërsa në vendin tonë parashihet të ketë vetëm shtim të vransirave, e gjasat për të reshura në parashikimet e ditëve të fundit janë zbehur.

Riga lokale shiu mund të ketë pasditën e së enjtes rreth viseve malore dhe aty këtu pasditen e ditës së shtunë.

Të enjten temperatura minimale do të sillet rreth 14 gradë celsius ndërsa ajo maksimale deri në 27 gradë celsius.

Nga dita e premte në lindje të rajonit pritet të kalojë një front i ftohtë nga Europa qëndrore, që do të zbres lehtë temperaturat, por që vazhdojnë të mbesin pak mbi vlera mesatare.