Të enjten mot me diell, në fundjavë pritet rënie e temperaturave deri në -4°C

Ditën e enjte me diell gjatë ditës. Të premten shtim i vransirave, në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu. Nga e diela kthjellime, mëngjeset me ngrica.

Në ditët në vijim vendi ynë do të jetë nën dominimin e fushave të presionit të lartë, që pasditen e së enjtes kushtëzojnë mot kryesisht me diell. Orëve të mëngjesit mundësi për mjegull nëpër ultësira.

Ditën e premte afrimi i një sistemi frontal, sjell shtim të vransirave, e orëve të mbrëmjes dhe gjatë natës, me mundësi për riga lokale shiu, e zonave malore edhe për borë. Temperaturat pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare, shkruan PrishtinaWeather.

Nga dita e diel fusha të presionit të lartë do të fuqizohen mbi rajon, që do të favorizojnë mot të qëndrueshëm e me kthjellime. Orëve të mëngjesit me ngrica, e përgjatë ultësirave me mundësi për mjegull.

Indeksi i cilësisë së ajrit ditën e sotme zbriti në vlera mesatare dhe të mjaftueshme, mirëpo në ditët në vijim shfaqet një tendencë e rritjes së ndotësve ajror, ndaj edhe indeksi do të kaloj në vlera mesatare dhe të dobëta, vende-vende edhe shumë të dobëta. Ditën e shtunë me kalimin e sistemit frontal dhe qarkullimin e mjaftueshëm ajror që parashihet, ndotësit do të shpërndahen, e indeksi i cilësisë së ajrit zbret edhe në vlera të mjaftueshme dhe të mira.

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

Temperaturat e ajrit me tendencë të rënies. Minimalet nga 2C zbresin në -2C, ditën e diel, e të hënën edhe në -4C. Maksimalet nga 10C zbresin në 5C ditëve të fundjavës. Të enjten do të fryj erë e lehtë nga verilindja 2-4m/s, e nga dita e premte edhe mesatare nga verilindja 4-10m/s.

Shtypja atmosferike fillimisht në rritje, të premten në rënie, e në fundjavë shënon rritje lart mbi vlera normale.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.