Të enjten mot me diell, e gjatë ditës më butë. Ditën e premte me shi. Nga dita e diel mot i butë dhe kryesisht me diell.

Fusha të presionit të lartë do të shtrihen mbi vendin tonë gjatë ditës së enjte, që do të kushtëzojnë mot kryesisht me diell dhe të butë gjatë ditë.

Cikloni Tomris nga Atlantiku do të depërtojë mbi Europën qëndrore, e ditën e premte një sistem frontal nga ky ciklon do të kaloj mbi vendin tonë, që pritet të sjellë reshje shiu, e në vise kodrinoro-malore borë, shkruan Prishtina Weather.

Nga fundjava fusha të presionit të lartë dhe rryma të ngrohta ajrore nga Europa perëndimore do të shtrihen mbi vendin tonë që do të favorizojnë mot të butë dhe kryesisht me diell.

Vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave mesatare, e ditën e premte dhe shtunë kohëpaskohe do të zbresin në vlera të mira. Orëve të mbrëmjes pritet të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme.