Të enjten dy javë që nga karantinimi i Korishës, a pritet largimi i masës?

Me rekomandimin e IKShPK-së për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, Ministria e Shëndetësisë më 02 prill ka nxjerrë vendim që fshati Korishë të shpallet zonë karantinë, nëpërmjet së cilit ndalohen hyrje-daljet dhe ndalohet lëvizja në fshat.

Të enjten me 16 prill bëhen saktësisht 14 ditë që fshati Korishë është në karantinë. Për dallim nga fshatrat e tjerë në Kosovë që kanë raste me covid-19 por ndodhet vetëm qyteti në karantinë, në Korishë situata është ndryshe.

Korisha ndodhet nën qytetin e Prizrenit e që të dyja janë në karantinë që nënkupton se banorët e këtij fshati jo vetëm që nuk lejohen të dalin nga qyteti por as nga fshati i tyre.

Por se a do të pushojë zona e karantinës për fshatin Korishë drejtori i QRSHP-së në Prizren, Dr.Fadil Kryeziu, thotë se është e vërtetë se me Korishën është një situatë ndryshe.

Ai gjithashtu tregon se ende nuk dihet nëse do të ndryshojë masa e karantinës për fshatin Korishë edhe pas datës 14 prill pasiqë edhe sistemi shëndetësor mund të ndryshojë varësisht nga rrethanat.

Por nëse nuk ndryshon asgjë besoj që edhe pas disa ditësh masa e karantinës do të largohet.

RAPORTO