Të dyja partitë nisin mbledhjen e Këshillit Drejtues, vendosin për koalicionet parazgjedhore

Ka filluar mbledhja e këshillit drejtues të AAK-së dhe PSD-së. Në këtë mbledhje do të vendoset për një koalicion të mundshëm parazgjedhor mes këtyre dy partive.

Këto mbledhje tani më kanë filluar në selitë qendrore të këtyre partive, ku mbledhjen e AAK-së do ta drejtojë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Po ashtu edhe Partia Socialdemokrate ka filluar mbledhjen e Këshillit Drejtues në selinë qendrore të partisë, ku edhe te kjo parti do të bisedohet rreth një koalicioni të mundshëm me AAK-në.

I pari i kësaj partie, Shpend Ahmeti, gjatë ditës së sotme është takuar edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Po ashtu Isa Mustafa e ka ftuar edhe Haradinajn për të diskutuar. Pritet që sot gjatë ditës të ketë takim sy më sy mes Haradinajt dhe Mustafës.

RAPORTO