Të dridhet zëri si kalama, le të dalim në debat televiziv, nëse do merre edhe Pacollin

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i është përgjigjur ushtruesit të detyrës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla lidhur me vendndodhjen e tij.

Thaçi tha se është në shtëpi, teksa atij dhe anëtarëve  të tjerë të VV-së iu drejtua si kriminelë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar lidhur me deklaratën e presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

“Presidenti i Kosovës, Thaçi, duhet të pushojë me këto kalime kufiri pa protokoll e në kundërshtim me masat e marra ndaj pandemisë COVID-19. Ai është shembull i keq që qytetarët nuk bën ta ndjekin.

Sa për sharjet e fyerjet që m’i bën, duke thirrur me zërin që i dridhet porsi kalama nëpër studiot televizive, e kam zgjidhjen: le ta organizojmë një debat televiziv ku dalim ne të dy, pra, unë Kryeministri në detyrë dhe ai Presidenti jashtë detyrës.

Nëse don, le ta marrë me vete edhe Behgjet Pacollin. Në atë rast, po, edhe unë po e marr Xhelal Sveçlën e Rashit Qalajn” ka shkruar Kurti.

RAPORTO