Të diskriminuar nga politik bërja – protestojnë mjekët, kërkojnë shtesa mbi pagën bazë

17.09.2021

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) duke u ndjerë të diskriminuar nga politik bërja, kanë protestuar para ministrisë së Shëndetësisë. FSShK-ja ka kërkuar vazhdim të dialogut social si dhe nxjerrjen e udhëzimit admnistrativë për shtesat mbi pagë të bazuar në Ligjin për luftimin dhe parandalimin e pandemisë në Republikën e Kosovës. Kërkesat e […]

Të diskriminuar nga politik bërja – protestojnë mjekët, kërkojnë shtesa mbi pagën bazë Foto: SuharekaOnline

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) duke u ndjerë të diskriminuar nga politik bërja, kanë protestuar para ministrisë së Shëndetësisë.

FSShK-ja ka kërkuar vazhdim të dialogut social si dhe nxjerrjen e udhëzimit admnistrativë për shtesat mbi pagë të bazuar në Ligjin për luftimin dhe parandalimin e pandemisë në Republikën e Kosovës.

Kërkesat e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës për Qeverinë e Republikës së Kosovës janë:

Vazhdimi i dialogut social,

Nxjerrja e udhëzimit administrativë për shtesat mbi pagë të bazuar në Ligjin nr.07/L-006 për luftimin dhe parandalimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Protesta do të mbahet në ora 13:00-13:30 në po të njejtën ditën para Qeverisë, Kuvendit dhe Presidencës.

Kërkesat e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës për Qeverinë e Republikës së Kosovës janë:

Ligji mbi Pagat,

Dhe shtesat mbi pagë bazuar në Ligjin nr.07/L-006 për luftimin dhe parandalimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Në njoftim thuhet se, pjesëmarrës në Protestë do të jenë vetëm anëtarët e Kryesisë së FSSHK-së për shkak të situatës së krijuar me Pandeminë COVID-19.

“Njëkohësisht ju njoftojmë që Protesta jonë e ka përkrahjen nga gjitha odat e profesionistëve shëndetësor dhe shoqatat sindikale”.