Të dielën vendoset për kryetarin e PDK-së në Suharekë, në garë 4 kandidatë

  • 13.04.2019, 11:08

Partia Demokratike e Kosovës dega në Suharekë pothuajse është në përmbyllje të procesit zgjedhor të brendshëm.

Zgjedhjet e filluara muaj më parë nga nëndegët e kësaj partie nëpër fshatra dhe lagjet e Komunës së Suharekës, pritet që të dielën të përfundojnë edhe me zgjedhjen e kryetarit të degës së Suharekës.

Për dallim nga vitet e kaluara PDK e Suharekës në kandidaturat e saj zyrtare sjellë emra dhe personalitete të ndryshme.

Deri më tani ambiciet për të parin e PDK-së i kanë shpallur katër kandidatë. Është për befasi edhe emri i Ramë Vataj që ka vendosur të rikthehet në Suharekë. Kandidaturat e tyre i kanë shpallur edhe Murtez Zekolli, Florim Kryeziu dhe Ruzhdi Kurtishaj.

PDK e Suharekës përmes një njoftimi ka ftuar delegatët e nëndegëve të Suharekës që Kuvendi Zgjedhor i Degës së PDK-së në Suharekë mbahet të dielën më 14.04.2019 me fillim nga ora 09:30 TE HOTEL LIJON NË SHIROKË.

Të tjera