Të dielën mot më i freskët dhe me vranësira, temperaturat deri në 10°C

27.02.2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar motin për ditën e dielë, ku ka bërë të ditur se do të ketë rënie të temperaturave. IHMK-ja bënë të ditur se të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët i përcjellur me rënie të temperaturave për 9-11 gradë Celsius. Gjithashtu IHMK-ja njofton se kjo situatë e krijuar […]

Të dielën mot më i freskët dhe me vranësira, temperaturat deri në 10°C Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar motin për ditën e dielë, ku ka bërë të ditur se do të ketë rënie të temperaturave.

IHMK-ja bënë të ditur se të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët i përcjellur me rënie të temperaturave për 9-11 gradë Celsius.

Gjithashtu IHMK-ja njofton se kjo situatë e krijuar meteorologjike vie si pasojë e prezencës së masave ajrore me origjinë nga verilindja. Presioni atmosferik mbetet i lartë, dukshëm mbi vlerat e normales.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s.

Kushtet biometeorologjike në viset e ulëta dhe mesatare mbeten jo të mira për shkak të ndotësve, ndërsa në viset malore paraqitet një situatë më e mirë biometeorologjike.