Të dielën mot i vranët dhe me reshje të dobëta bore, temperaturat minimale -9°C

16.01.2021

Instituti Hidrometeorologjiik i Kosovës ka njoftuar se të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende–vende me reshje të dobëta bore. Sipas IHMK-së të dielën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius. Gjithashtu, do të fryjë […]

Të dielën mot i vranët dhe me reshje të dobëta bore, temperaturat minimale -9°C Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjiik i Kosovës ka njoftuar se të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende–vende me reshje të dobëta bore.

Sipas IHMK-së të dielën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius.

Gjithashtu, do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.