Të dielën mot i nxehtë dhe relativisht i qetë, temperaturat deri 30°C

01.08.2020

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i nxehtë dhe relativisht i qetë. Indeksi UV mbetet i lartë, kështu që këshillat mbeten në fuqi, kujdes nga rrezet e diellit të orëve të mesditës. Temperaturat minimale parashihen […]

Të dielën mot i nxehtë dhe relativisht i qetë, temperaturat deri 30°C Foto: Ilustrim

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i nxehtë dhe relativisht i qetë. Indeksi UV mbetet i lartë, kështu që këshillat mbeten në fuqi, kujdes nga rrezet e diellit të orëve të mesditës.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes në rrafshin e Kosovës, ndërsa në Dukagjin do të fryjë erë nga i njëjti drejtim me shpejtësi maksimale deri 11m/s.