Të dielën mot i ftohtë dhe mjegull, temperaturat deri në 6°C

19.12.2020

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se gjatë ditës së diele do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius. Në ultësira parashihet të ketë mjegull për shkak të prezencës së inverzionit termik dhe temperaturat mbeten të […]

Të dielën mot i ftohtë dhe mjegull, temperaturat deri në 6°C Foto: OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se gjatë ditës së diele do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius.

Në ultësira parashihet të ketë mjegull për shkak të prezencës së inverzionit termik dhe temperaturat mbeten të ulëta, ndërsa në viset e larta parashihet të ketë rreze dielli dhe temperatura mbi vlerat e mesatareve.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.