Tarifa duhet të largohet dhe të mos vendoset reciprocitet

27.02.2020

Ish zv.kryeministri i qeverisë Haradinaj dhe propozuesi i taksës 100%, Enver Hoxhaj përmes një shkrimi mendon se tarifa duhet të largohet. Interesi shtetëror i Kosovës është i pandashëm me interesin nacional të SHBA-së. Qëllimi ynë është përmbyllja e shtetndërtimit! Si anëtar i qeverisë që kam propozuar tarifën, sot mendoj që ajo duhet të largohet dhe […]

Tarifa duhet të largohet dhe të mos vendoset reciprocitet Foto: Enver Hoxhaj

Ish zv.kryeministri i qeverisë Haradinaj dhe propozuesi i taksës 100%, Enver Hoxhaj përmes një shkrimi mendon se tarifa duhet të largohet.

Interesi shtetëror i Kosovës është i pandashëm me interesin nacional të SHBA-së. Qëllimi ynë është përmbyllja e shtetndërtimit!

Si anëtar i qeverisë që kam propozuar tarifën, sot mendoj që ajo duhet të largohet dhe të mos vendoset as reciprociteti! Tarifa ka qenë mjet dhe jo qëllim! Qëllimi ynë është anëtarësimi i Kosovës në OKB dhe njohja ndërkombëtare! Tarifa ka qenë goditja jonë ndaj fushatës së Serbisë kundër njohjes së sovranitetit tonë!

Çdoherë i kam besuar Amerikës dhe në asnjë mënyrë nuk duhet ta vëmë në pikëpyetje marrëdhënien e veçantë me partnerin më strategjik tonë dhe aleancën më të shenjtë! Hiqeni taksën dhe mos e vendosni reciprocitetin.

Kërkesat dhe qëllimet tona përmbushen me mbështetjen e partnerëve tanë amerikanë e evropianë. Na duhet mençuri dhe vendosmëri për ta ngritë lartë flamurin e Kosovës në OKB, NATO dhe BE ka shkruar Hoxhaj.