Tarifa 100%, Thaçi: Kosova nuk duhet të marrë vendime të koklavitura

29.02.2020

Presidenti Hashim Thaçi në intervistë dhënë rtv 21 në Shtetete e Bashkuar të Amerikës komentoi zhvillimet më të reja politike në Kosovë, duke vënë theksin në marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në. Presidenti Thaçi theksoi se nuk guxojmë të rrezikojmë partneritetin me SHBA-në dhe mbështetjen e saj të jashtëzakonshme. Duke folur për tarifën ndaj mallrave të […]

Presidenti Hashim Thaçi në intervistë dhënë rtv 21 në Shtetete e Bashkuar të Amerikës komentoi zhvillimet më të reja politike në Kosovë, duke vënë theksin në marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në.

Presidenti Thaçi theksoi se nuk guxojmë të rrezikojmë partneritetin me SHBA-në dhe mbështetjen e saj të jashtëzakonshme.

Duke folur për tarifën ndaj mallrave të Serbisë, presidenti Thaçi tha se Kosova duhet të marrë vendime jo të koklavitura, jo të pjesshme, por të plota që garantojnë partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndryshe pasojat do të jenë të mëdha.

Thaçi ka thënë se kushdo që pretendon ta zëvëndësojë partneritetin e SHBA’ve me një adresë të përkohshme e ledhatuese, bën një gabim strategjik e historik.

“Liberlaizmi i vizave të Kosovës nga Bashkimi Evropian duhet të vijë pa asnjë kushtëzim. Çdo pretendim tjetër është lojë, pretendim për zhagitje të proceseve dhe për ta paraqitur Kosovën si shtet të dështuar”, ka thënë ndër tjera Thaçi.