Tani mund të udhëtoni me autobus në gjithë Kosovën, këto janë kushtet

Autobusët urban dhe ndër-urban edhe zyrtarisht do të lejohen ta rifillojnë qarkullimin, pas një ndërprerje dy-mujore të aktivitetit, shkaku i pandemisë SARS-COV2.

Me fillimin e fazës së dytë është paraparë lehtësimi i disa masave dhe me këtë rast edhe fillimi i qarkullimit të linjave urbane dhe ndër-urbane, të cilat duhet t’i respektojnë disa masa.

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit përmes një vendimi ka lejuar edhe qarkullimin e linjave ndër-urbane. Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi Oda Ekonomike e Kosovës.

“Pas aktiviteteve të shumta, debateve e prononcimeve mediatike dhe takimeve të një pasnjëshme në Odën Ekonomike të Kosovës, sot para pak minutave pranuam edhe vendimin nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit për të filluar puna në sektorin e transportit rrugor”, thuhet në një njoftim.

Ndërkohë në vendim parashihen edhe masat mbrojtëse që duhet t’i ndërmarrin kompanitë e transportit publik.

Ato duhet ta bëjnë dezinfektimin e hapësirës tri herë në ditë; të shfrytëzojnë 50 % të kapaciteteve të mjeteve duke respektuar distancën fizike; në një set ulësesh të mos e lejojnë më shumë se një person etj.

Kurse edhe udhëtarët duhet të kenë masa mbrojtëse.

Ky është vendimi i plotë:

Njoftimi i plotë:

Lejohet qarkullimi i linjave nder-urbane
Pas aktiviteteve të shumta, debateve e prononcimeve mediatike dhe takimeve të një pasnjëshme në Odën Ekonomike të Kosovës, sot para pak minutave pranuam edhe vendimin nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit për të filluar puna në sektorin e transportit rrugor.
Falenderojmë të gjithë juve që kontribuat që të rifillojë puna, falendeojmë Ministrin për mirkuptim, falenderim për të gjitha mediat për mbështetje dhe korrektësi, sigurisht që puna jonë nuk do të ndalet këtu duke kërkuar lehtësime e mbështetje për sektorin privat.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.