Serbia shkaku i taksës e dërgon Kosovën në Gjykatën e Arbitrazhit

  • 04.04.2019, 20:38

Gjatë ditës së sotme presidenti serb, Aleksandar Vucic deklaroi se do ta çojnë Kosovën në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit për shkak të vendimit të taksës 100 % të vënë ndaj mallrave serbe.

Me vendosjen e taksës ndaj mallrave serbe, Serbia po pretendon se është shkelur marrëveshja e CEFTA-s.

Në nëntor të vitit të kaluar, Kosova ka vendosur taksën prej 100 për qind për mallrat me origjinë serbe dhe boshnjake.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić, e cila nuk po e pranon dot që edhe Kosova është pjesë e marrëveshjes për uljen e çmimeve të roaming në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

”Do e çojmë Kosovën në Arbitrazh”, ka thënë kryeministrja Ana Brnabić në përgjigjien e saj ndaj pyetjes së gazetarit të Klanit.

Që kur Serbia e kishte paraqitur këtë kërkesë, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, kishte njoftuar fillimin e procedimeve para Gjykatës së Arbitrazhit, nëse taksa nuk hiqet brenda tre muajve.

Mediat serbe gjatë ditës raportuan jo zyrtarisht se Serbia është duke e shqyrtuar Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit për shkak të vendimit të tarifës 100%.

Po ashtu ende nuk dihet nëse këtë iniciativë do ta marrë vetëm Serbia apo edhe Bosnja, pasi që Kosova ka vendosur taksë edhe ndaj mallrave të Bosnje e Hercegovina.

Të tjera