Ramush Haradinaj, me vendosmëri vazhdon të mbrojë tarifën për produktet serbe.
E pos arsyeve politike për këtë veprim, kryeministri i Kosovës thotë se kjo masë ndaj Serbisë ka dhënë rezultat edhe në rritjen e prodhimit vendor.
E se ka rritje të prodhimit vendor e konfirmojnë në Klubin e Prodhuesve të Kosovës, raporton Gazeta “Zëri”.
Edhe në Doganën e Kosovës, thonë se tash e gati katër muaj prej vendosjes së taksës, produktet me origjinë serbë e boshnjake tashmë janë zëvendësuar në tregun vendor.
Ndërkohë, është shënuar rekord në rënien e nivelit të importit nga Serbia përgjatë muajve sa është vendosur taksa 100% nga Qeveria e Kosovës.