Taksa imponon fuqizimin e prodhimeve ‘Made in Kosova’

Pas vendosjes së taksës prej 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, përfaqësues të biznesit kërkojnë nga autoritetet e Kosovës që t’i subvencionojnë prodhuesit vendorë në mënyrë që këta të fundit ta rrisin prodhimin.

Taksa imponon fuqizimin e prodhimeve ‘Made in Kosova’

Që Kosova të arrijë të ketë një sektor më të qëndrueshëm dhe më të fuqizuar të prodhimit, ata kërkojnë politika fiskale më të favorshme për bizneset.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, thotë për Radion Evropa e Lirë se përveç subvencioneve për sektorin e prodhimit, duhet edhe një strategji afatgjate që trajton politikat ekonomike – prodhuese.


“Kosovës i duhen politika që trajtojnë se çka mund të zëvendësohet nga importi dhe në anën tjetër, cilat produkte mund t’i zhvillojmë si produkte konkurruese në tregun tonë, por edhe në tregjet e tjera. Kjo ka munguar sepse nuk ka pasur një qasje konsistente në raport të përkrahjes së konkurrueshmërisë së prodhimeve vendore. Kemi pasur shumë herë masa ad- hoc që kanë pasur efekte pozitive, por edhe negative, por nuk ka pasur një politikë të harmonizuar”, thekson Rukiqi.

Kosovës, shton Rukiqi, i duhet një industri prodhuese. Sipas tij, sektorin e prodhimit në Kosovë do ta fuqizonte eliminimi i konkurrencës së padrejtë, fuqia punëtore e kualifikuar dhe përkrahja financiare në forma të ndryshme.

“Shumë biznese prodhuese kanë potencial, por ka edhe kompani tjera që ka në mundësi të zhvillohen, mirëpo këtu prodhuesit duhet të mbrohen jo në kuptimin ndoshta që të kemi vetëm kontrollin e importit, por edhe brenda tregut të brendshëm që të mos ketë praktika të padrejta tregtare, mos të ketë konkurrencë jo fer dhe të ketë një qasje reciproke me vendet të cilat tregtojnë me vendin tonë”, thotë Rukiqi.

Tregtia vazhdon të mbetet aktiviteti ekonomik më i preferuar në Kosovë duke lënë anash prodhimin.Prodhuesit në Kosovë, vazhdimisht u kanë bërë thirrje institucioneve të vendit që të krijojnë politika të favorshme fiskale për të fuqizuar sektorin e prodhimit.

Haki Shatri, këshilltar për ekonomi i kryeministrit Ramush Haradinaj, thotë për Radion Evropa e Lirë janë duke krijuar politika fiskale që ndihmojnë sektorin e prodhimit.

“Ne kemi aplikuar nga janari dhe kemi forcuar gjatë vitit disa politika fiskale që favorizojnë prodhimin. Kemi liruar lëndën e parë nga të gjitha ngarkesat fiskale. Ne e dimë që shteti duhet të jetë edhe në shërbim të prodhuesve, edhe të qytetarëve. Do t’i evidentojmë në mënyrë permanente problemet që paraqiten pas kësaj mase dhe do të marrim masa dhe do t’i lehtësojmë bizneset që të zhvillojnë afarizimin në veçanti ato prodhuese’’, thotë Shatri.

Ai shton se taksa doganore për 100 për qind për importet e produkteve që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, do t’i fuqizojë prodhuesit vendorë.

“Konkurrenca e padrejtë që ka bërë Serbia, duke i subvencionuar mallrat serbe që i shet në Kosovë, tani ajo konkurrencë nuk do të jetë në tregun e brendshëm dhe prodhuesit tanë do të jenë në pozitë të favorshme”, thotë Shatri.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Zëri i Qytetarëve
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Digjet një veturë në autostradë, afër fshatit Gelancë të Suharekës
Digjet një veturë në autostradë, afër fshatit Gelancë të Suharekës