Klubi i Prodhuesve të Kosovës Taksa 100% ndaj produkteve serbe ndikoi në shtimin e vendeve të punës

Foto: Ilustrim

Janë bërë më shumë se një vit që nga vendosja e taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe ato të Bosnje e Hercegovina, por ky vendim përveç se ndikoi në rritjen e industrisë së prodhimit ndikoi edhe në shtimin e vendeve të punës.

Kështu u tha në diskutimin për efektet e tarifës 100% në ekonominë e vendit të organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës.

Në këtë organizim u tha se vendosja e taksës ka ndikur pozitivisht edhe në zhvillimin e ekonomisë kosovare, e sidomos në rritjen e numrit të të punësuarve. Astrit Panxha, drejtor i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, ka thënë se vendosja e taksës 100 për qind ka ndikuar në rritje e prodhimit vendës dhe se nuk ka pasur mungesë të produkteve e as krizëë ekonomike.

“Kemi ulje të kreditimit në tregti dhe bujqësi. Kemi ngritje reale në sektorin e prodhimit, kemi rritje të produkteve vendore dhe kemi pozitivistet në çdo aspekt. Në kohën kur është vendosur taksa dhe gjatë saj, nuk ka pasur mungesë të produkteve dhe nuk ka pasur as krizë ekonomike. Edhe Kosova është dëmtuar në këtë drejtim sepse Serbia i ka vendosur Kosovës taksë dhe e ka dëmtuar në këtë drejtim”, raporton EkonomiaOnline

Besart Zhuja, analist i politikave në Klubin e Prodhuesve, tha se taksa ka pasur ndikim pozitiv në ekonominë kosovare. Ka thënë se efekti i taksës ka rritur edhe numrin e të punësuarve.

“Kosova vazhdon të ketë një bilanc negativ tregtar në raport me partnerët e saj, megjithatë pas taksës të dhënat tregojnë se në vitin 2019 importi ka pësuar rënie. Vendosja e taksës ka rritur edhe numrin e punësimit”.

Vllaznim Osmani sekretar në Klubin e Prodhuesve, tha se  68.9 për qind e qytetarëve të Kosovës kanë thënë se vendosja e taksës ka ndikuar në zhvillim.

“68.9 për qind e qytetarëve të Kosovës kanë thënë se vendosja e taksës ka ndikuar në zhvillimin e Kosovës. Edhe vendosja e flamujve ka ndikuar pozitivisht në blerjen e produkteve nëpër markete”.