Taksa 100%: Bastisen 30 lokacione, kapen shumë mallra të kontrabanduara

20.03.2019

Një operacion me bastisje në Kosovë ka nisur sot në orët e hershme të mëngjesit. Gjithsej 30 lokacione janë bastisur në katër qytete të Kosovës. Bastisjet, lidhen me krim të organizuar dhe kontrabandë. Operacion i madh ka nisur sot në katër qytete nga Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë. Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, […]

Taksa 100%: Bastisen 30 lokacione, kapen shumë mallra të kontrabanduara Foto: Ilustrim

Një operacion me bastisje në Kosovë ka nisur sot në orët e hershme të mëngjesit. Gjithsej 30 lokacione janë bastisur në katër qytete të Kosovës. Bastisjet, lidhen me krim të organizuar dhe kontrabandë.

Operacion i madh ka nisur sot në katër qytete nga Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë.

Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, ka thënë për Express se operacioni ka nisur në orën 05:00 të mëngjesit dhe është realizuar ne 30 lokacione të ndryshme, në pronësi të 17 personave të dyshuar për kontrabandë.

“Aksioni ka filluar që nga ora 5:00 e mëngjesit dhe është duke vazhduar edhe tani. Janë duke u kryer bastisje nëpër lokacione të ndryshme nëpër Kosovë. Jemi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe aksioni ka për qëllim luftimin e kontrabandës”, ka thënë ai.

Stavileci po ashtu ka bërë të ditur se nëpër disa lokacione janë hasur plotë mallra të kontrabandura.

Kujtojmë se që pas vendosjes së taksës ndaj Serbisë, vazhdimisht është raportuar për rritje të kontrabandës së mallrave serbe në Kosovë.