Këtë takim Kurti e kishte paralajmëruar ditë më parë se deri të mërkurën do të jetë në presidencë për të qartësuar pozicionin e Vetëvendosjes.

Nesër skadon afati kushtetues për mandatarin dhe takimi i sotëm duket se ka qartësuar pozicionin e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit dhe vendimin e radhës të presidentes Osmani.

Mbetet të shihet nëse Osmani do t’i jap edhe një shans Kurtit apo vendi do të shkojë në zgjedhje të reja./Indeksonline/