Takimi me kryetarët e komunave, Zemaj tregon për masat që u diskutuan

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar për takimin virutal që ka pasur sot me kryetarët e komunave të vendit.

Zemaj thotë se masat e rrepta do të vazhdojnë çdo ditë për komuna të caktuara në bazë të numrit të të infektuarve.

Zemaj ka shkruar se do të merren vendime operacionale për komuna të caktuara, në bazë të kategorizimit si pasojë numrit të të infektuarve.

“Nga java e kaluar, kemi filluar me masa më të rrepta për disa qytete të Kosovës dhe do të vazhdojmë  çdo ditë, me vendime operacionale, për komuna të caktuara në bazë të kategorizimit si pasojë e numrit të të infektuarve”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Zemaj ka shkruar se duhet bashkëpunim ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale për zbatim rigoroz të masave.

Egzon Sadikaj nga Sopija është diagnostifikuar me kancer dhe ka nevojë për ndihmën tuaj

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë, i riu Egzon Sadikaj nga fshati Sopijë e Suharekës është diagnostifikuar me kancer. Shërimi i tij kërkon trajtim jashtë shtetit të Kosovës.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.