Takimi i Hoxhaj – Muharremaj, pritet ndërtimi i inkubatorit në Suharekë

  • 04.04.2019, 16:21

Sot, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, takuan Komunën e Suharekës, ku kryetari Muharremaj i falenderoi dy zyrtarët qeveritarë për këtë vizitë.

Në takimin e sotëm, temë diskutimi ishte zhvillimi ekonomik si të koordinohen Komuna e Suharekës me Ministrinë për zhvillimin ekonomik dhe inovacionit.

Kryetari Muharremaj beson që do të ketë edhe përkrahjen e Qeverisë dhe të Ministrisë.

Besim Beqaj u shpreh i kënaqur, që t’i dëgjojë projektet zhvillimore të kësaj komune, për zonën e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme për qytetin dhe të bisedohet për ndërlidhjen e dijes me ekonominë.

Sipas Beqajt ajo çka është më e rëndësishmja është që të gjejmë formë të bashkëpunimit për ndërtimin e laboratorëve e cila do ta ndihmojë ekonominë për të prodhuar produkte të cilat janë cilësore dhe që komuna e Suharekës ka disa produkte të cilat janë potencial për eksport, kjo ishte tema e diskutimit gjatë takimit të sotëm.

Beqaj tha se: “Do ta gjejmë rrugën që të bashkëpunojmë që ti japim përkrahje, këtij rajoni, por edhe nxënësve të shkollave profesionale të cilët besojë që janë e ardhmja ekonomike, në inovacion dhe në ndërmarrësi”.

Së pari zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se në Kosovë duhet të ketë një zhvillim të balancuar dhe ky zhvillim i balancuar mund të ndodhë nëse jo i tërë investimi të ndodh në kryeqytet të Prishtinës, por kur ka investime edhe në Suharekë, Prizren, Dragash, Rahovec e shumë komuna të tjera.

Sipas Hoxhajt ideja është se si përmes projekteve ne ta bartim këtë zhvillim të balancuar edhe në Komunën e Suharekës.

Po ashtu ai tha se ka një iniciativë që në një trekëndësh mes shkollave dhe sistemit arsimor në Suharekë, pushtetit komunal, bizneseve dhe Qeverisë qëndrore të ndërtohet një laborator inkubator i cili do duhej ta ndërlidhë mësimdhënien me punë praktike dhe me ekonomi.

Të tjera