Takimi Haradinaj- Merkel, kundër ndarjes së Kosovës dhe për liberalizim të vizave

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi ka deklaruar se takim i kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj me kancelaren gjermane, Angela Merkel ka për qëllim liberalizimin e vizave dhe është kundër ndarjes së Kosovës.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Kadaj-Bujupi tha se takimi i nesërm është fuqizim i besimit të ndërsjellë për politikat kundër ndarjes së Kosovës.

“Takimi i nesërm i Kryeministrit Ramush Haradinaj me Kancelarën gjermane Angela Merkel në Berlin është fuqizim i besimit të ndërsjellë për politikat kundër ndarjes së Kosovës.  Mbrojtja e kufijve të Kosovës rezulton së shpejti edhe me heqjen e barierave kufitare në lirinë e lëvizjeve të njerëzve dhe mallrave, me liberalizimin e vizave”, është shprehur deputetja.

Sipas saj, kjo është politika që fitoi besimin e partnerëve dhe miqve ndërkombëtarë, politika e atdhedashurisë, dinjitetit në raport me fqinjët dhe evropianizimit të rajonit.

“Ruajtje të integritetit territorial dhe anëtarësim euro-atlantik. Njohja nga Serbia si parakusht për politikat tarifore ekonomike dhe doganore me fqinjët. Kjo është politika që fitoj besimin e partnerëve dhe miqve tanë ndërkombëtar. Politika e atdhedashurisë, dinjitetit në raport me fqinjët dhe evropianizimit të rajonit”, ka shkruar Kadaj-Bujupi.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.