Zv.kryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Besnik Tahiri, në një prononcim për RADIO 1 ka ka folur për vonesat e pagesave prej 170 €, të cilat rreth 20 mijë përfitues ende nuk i kanë.
Tahiri tha se kjo çështje është në prioritetin e Qeverisë së re dhe personalisht ai me këtë çështje do merret qysh sot.
“Çdo vendim shtetëror, është obligim shtetëror. E kemi parasysh shqetësimin e madh qytetarë për vonesat. Ajo që mund të them është se ekzekutimi dhe përmirësimi do bëhet sa më parë.
Shpresojë shumë, qysh pasdite, pas agjendës në terren, do ulemi me kryeministin Hoti, ministren e Financave Bajrami dhe të shohim se ku ka mbetur kjo çështje që është shqetësim i madh qytetarë. Ajo çfarë mund të them është se duhet të jemi realist dhe mos të premtojmë data por me programacion qeveritarë, njerëzve tua kryejmë obligimet” ka thënë Tahiri.