Tahiri: Qeveria nuk ka guxim të ballafaqohet me të vërtetën, vendimi për librat është skandaloz

04.09.2023

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se sot si opozitë jemi bashku me kërku ballafaqim të së vërtetës lidhur me tekstet shkollore, sepse konsiderojmë se është bërë padrejtësi e madhe ndaj qytetarëve të Kosovës. Tahiri shtoi se kjo qeveri nuk ka guxim për tu ballafaquar me të vërtetën. “Mungesa e guximit […]

Tahiri: Qeveria nuk ka guxim të ballafaqohet me të vërtetën, vendimi për librat është skandaloz Foto: Ilustrim

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se sot si opozitë jemi bashku me kërku ballafaqim të së vërtetës lidhur me tekstet shkollore, sepse konsiderojmë se është bërë padrejtësi e madhe ndaj qytetarëve të Kosovës.

Tahiri shtoi se kjo qeveri nuk ka guxim për tu ballafaquar me të vërtetën.

“Mungesa e guximit për tu ballafaquar me të vërtetën. E vërteta është se kudo në secilin sektor që kjo qeveri dhe ky kryeministër ka prek aty ka qenë dështimi”, ka thënë Tahiri.

Ai shtoi se ne nëse është obligim ligjor që MASHTI tekstet me i dërgua në shkolla, atëherë përse ato nuk janë në shkolla po në librari.

“Ky vendim është skandaloz dhe i dëmshëm për qytetarët e Kosovës”, tha Tahiri.

Shefi i deputetëve të AAK-së, tha se mazhoranca ka qasje arbitrare dhe autoritare, e cila sipas tij është verbëruar në gërzhojën e mendimit politik të LVV-së.