Tahiri: PDK kërkon seancë të jashtëzakonshme për Hagën dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

25.09.2026

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se kjo parti ka kërkuar thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Tahiri: PDK kërkon seancë të jashtëzakonshme për Hagën dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara Foto: Ilustrim

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri tha se në këtë seancë duhet të miratohet një deklaratë e përbashkët e Kuvendit, ndërsa kërkoi edhe votimin me urgjencë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“UÇK është e të gjithëve dhe të gjithë bashkërisht kemi obligim moral dhe kombëtar me e mbrojtë atë dhe me i mbrojtë çlirimtarët tanë atje”, tha Tahiri.

Ai theksoi se pas aktgjykimit të 16 shtatorit nevojitet unitet politik dhe një qëndrim i qartë institucional i Kosovës.

Sipas Tahirit, qytetarët presin që partitë politike të bashkohen në një përgjigje të përbashkët, ndërsa PDK e konsideron votimin e ndryshimeve të propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara si hap urgjent të Kuvendit.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More