Tahiri: Në qeverinë tonë ma nuk ka punësim me të njohshëm

09.10.2020

Në seancën e Kuvendit ku po raporton kryeministri Hoti për 100-ditëshin e Qeverisë, zëvendësi i tij i parë, Besnik Tahiri ka thënë se në momentin kur e kanë marrë drejtimin e Qeverisë, nuk ka qenë gjendja aspakë e lehtë. Tahiri ka thënë se kjo qeveri ka ndërmarrë hapa konkret që të ndalet punësimi me kontrata […]

Tahiri: Në qeverinë tonë ma nuk ka punësim me të njohshëm Foto: Ilustrim

Në seancën e Kuvendit ku po raporton kryeministri Hoti për 100-ditëshin e Qeverisë, zëvendësi i tij i parë, Besnik Tahiri ka thënë se në momentin kur e kanë marrë drejtimin e Qeverisë, nuk ka qenë gjendja aspakë e lehtë.

Tahiri ka thënë se kjo qeveri ka ndërmarrë hapa konkret që të ndalet punësimi me kontrata mbi vepër.

“Kur e kemi marrë qeverinë nuk ka qenë gjendja e lehtë , sepse ishte present ndikimi i bllokadës, dhe përpjekja për zhbllokim. Njohja prej shtetit të Izraelit i ka hap derë të mëdha vendit dhe ka heq bllokadën për njohje që ka pas shteti ynë”, tha zëvendëskryeministri i parë i qeverisë.
Ai tha se nuk do të ketë më kontrata mbi vepër dhe punësime, siç e quajti ai, me të njofshëm.

“Në qeverinë tonë ma nuk ka punësim me të njohshëm. As kontrata mbi vepër që kanë qenë kanceri i shtetit më nuk ekzistojnë. Jemi duke punuar ngushtë edhe me ambasadën amerikane për strategjinë kundër korrupsionit”, ka thënë ai.