Bizneset Vende Pune Ofertat

Szunyog: Për t’u hequr masat, Kosova duhet të punojë në tri fusha

Szunyog: Për t’u hequr masat, Kosova duhet të punojë në tri fusha

08.11.2023 Lajme

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, foli për masat që BE-ja i ka marrë ndaj Kosovës, duke thënë se deklarata e BE-së fokusohet në tri fusha.

Szunyog tha se nga Kosova pritet shtensionimi i situatës, zgjedhjet lokale të parakohshme e themelimi i Asociacionit.

“Kjo deklaratë është shumë specifike se çka pritet nga Kosova. Shtensionimi në veri, zgjedhjet lokale në veri dhe angazhimi në dialog, duke përfshirë themelimin e Asociacionit. Prandaj, këto janë tri fusha që presim të ndërmerren hapa”.

“Sërish shpresojë që hapat të ndërmerren sa më shpejtë që është e mundur dhe që masat të mund të hiqen dhe që Kosova të mund të gëzojë potencialin jo vetëm nga mekanizmat ekzistues por po ashtu edhe nga plani i ri i rritjes”, tha Szunyog.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.
Szunyog: Kosova duhet ta përdorë Raportin për të përparuar në rrugën drejt BE-së

Szunyog: Kosova duhet ta përdorë Raportin për të përparuar në rrugën drejt BE-së

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se Bashkimi Evropian është i gatshëm të ndihmojë Kosovën në përmirësimin e situatës ekonomike.

Pas takimit të mbajtur me anëtarët e Komisionit për Integrim Evropian, Szunyog derisa tha se kanë folur për Raportin e fundit për vendin, konsideron se duhet të bëhet rritja e ekonomive në rajon porse edhe të rritet integrimi i ekonomive lokale brenda rajonit. Ndërsa, tha se Kosova duhet të jetë e gatshme ta përdorë këtë raport për të përparuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Ai ka theksuar se ky është raporti i fundit para hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave me 1 janar, ku sipas tij është një arritje e madhe e arritur së bashku nga autoritet e Kosovës, por edhe nga BE.

Mes tjerash, ai tha se patën një diskutim për disa aspekte, veçanërisht për çështjet e sundimit të ligjit dhe për zhvillimin ekonomik.

“Jam takuar me anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane për të diskutuar me ta për pakon e zgjerimit të vitit 2023 dhe i kam informuar në thellësi se çfarë ka në veçanti në dokument, i cili ka të bëjë konkretisht me Kosovën, por edhe për kontekstin e përgjithshëm në të cilin publikohet apo është publikuar kjo paketë zgjerimi më 8 nëntor, si dhe disa iniciativa shtesë nga Komisionet Evropiane të cilat po vijnë së bashku me paketën në kuadër të propozimit për të patur një plan të ri rritjeje i cili është një instrument shtesë për të promovuar integrimin e tregut rajonal dhe integrimin e këtij tregu të përbashkët rajonal me tregun e përbashkët të BE-së. Bashkimi Evropian është i gatshëm ta lehtësojë këtë dhe të ndihmojë në zbatimin e kësaj nisme, sepse ne besojmë se kjo në fakt mund të përmirësojë situatën ekonomike në të gjithë rajonin dhe gjithashtu mund të përmirësojë aksesin e mallrave nga rajoni dhe shërbimet nga rajoni në tregun e Bashkimit Evropian. Ajo çka ne besojmë është se duhet të bëjmë rritjen e ekonomive në rajon, por edhe të rrisim integrimin e ekonomive lokale brenda rajonit. Pra, kemi pasur një diskutim për disa aspekte, veçanërisht për çështjet e sundimit të ligjit, edhe për zhvillimin ekonomik dhe çështje të tjera. Pra, ky ishte diskutimi ynë. Vura re gjithashtu se kjo është kohë shumë e rëndësishme për procesin e zgjerimit të BE-së dhe Kosova gjithashtu duhet të jetë e gatshme ta përdorë këtë raport për të përparuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Gjithashtu kam theksuar se ky është raporti i fundit para hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave më 1 janar dhe kjo është një arritje e madhe e arritur së bashku nga autoritetet e Kosovës por edhe nga Bashkimi Evropian”, tha Szunyog.

Ndërsa, deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se shqetësim mbetet zbatimi i dobët i rekomandimeve të cilat kanë dalë nga Raporti për vendin, pasi siç thotë ajo, institucionet kanë shënuar fare pak progres.

Deliu-Kodra tha se në këtë drejtim institucionet kanë ende shumë punë për të bërë.

“Për ne mbesin shqetësim zbatimi i dobët i rekomandimeve të cilat kanë dalë nga Raporti për vendin i vitit kaluar dhe institucionet kanë shënuar fare pak progres, për të mos thënë që progresi është i limituar dhe shohim që institucioneve të Kosovës ju mbetet ende shumë punë për të bërë si në çështjet e Kuvendit, ku natyrisht adresohet numri i vogël i ligjeve të miratuara gjatë këtij viti. Përmendet që Kuvendi ka një shumicë parlamentare, megjithatë mbesin fare pak ligje të votuara në Kuvend dhe sfidat mbesin po ashtu në institucionet tjera, sepse ajo që dihet tashmë është që Kosova vazhdon të jetë në sanksione dhe sfidat që përmend edhe raporti vendit janë të thella si në drejtësi, përmendet që qeveria nuk i ka adresuar shumicën e sfidave të cilat i ka paraparë Raporti i Progresit për Kosovën”, tha Deliu-Kodra.

Ndërsa, shtoi se të gjeturat e këtij raporti do t’i diskutojnë këtë javë në një seancë plenare ku do të flasim detajisht për secilën fushë ku sipas saj qeveria ka dështuar për të zbatuar rekomandimet e dala nga raporti i vendit për Kosovën.

Deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka përmendur disa shqetësime tjera nga ky raport, për të cilat shtoi se krimi dhe korrupsioni vazhdojnë të mbesin shqetësuese për vendin.

“Nuk ka pas progres në drejtësi, në krim dhe korrupsion dhe nuk ka pas progres në marrëveshjet ndërkombëtare, d.m.th nuk kanë arrit që me pas kalim të projektligjeve. Dhe ka qenë shumë shqetësuese edhe marrëveshjet ndërkombëtare të cilat partitë tjera opozitare nuk kanë votuar, ku e si LDK kemi votuar çdo gjë që ka qenë në interes të qytetarëve dhe vazhdojmë t’i votojmë…Mirëpo e keni pa që pozita shumë shpesh thotë se po dërgojnë shumë ligje në Gjykatën Kushtetuese. Shqetësuese mbetet edhe në Raportin e Progresit, krimi dhe korrupsioni, ku Kosova ende nuk ka prokuror, që 1 vit është duke u diskutuar lidhur me emrat e prokurorit. Shqetësuese mbetet edhe kur ne arenën ndërkombëtare ende na përfaqëson një person siç është Martin Berishaj. Kemi pa se plot anëtar të LVV-së janë me aktakuza, gjithashtu shqetësuese ka mbet edhe Ligji për Administratën publike”, ka thënë Krasniqi.

Shefi i BE-së në Kosovë: Ende s’është finale lëvizja pa viza në 2024

Shefi i BE-së në Kosovë: Ende s’është finale lëvizja pa viza në 2024

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se ende nuk është finalizuar i gjithë procesi në mënyrë që kosovarët të mund të lëvizin pa viza në fillim të vitit 2024.

Në Klan Kosova, ai ka treguar hapat që duhet të ndërmerren deri në finalizim të liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Nëse e shikoni tekstin e draftit, aty shkruan se kur të operacionalizohet sistemi ETIAS, pra jo më vonë se 1 janar 2024”.

“Pra 1 janari është më i fundit, mund të ndodh po ashtu edhe disa javë më herët, pra prapë nuk është e finalizuar për sa i përket procedurës formale sepse si çdo ligj tjetër duhet të finalizohet dhe të shpallet në gazetën zyrtare, të nënshkruhet dhe të tjera”.

“Pra do të na duhen disa hapa proceduralë. Po, ajo që na duhet është që te kemi marrëveshje politike në Këshill që është organ vendimmarrës dhe në Parlamentin Evropian”.

“Pra kur ta kemi një marrëveshje ndërmjet dy organeve, prapë duhet të shkojë në Parlamentin Evropian për t’u votuar në Komision, pastaj në sesion plenar, duhet të shkojë përsëri edhe në Këshill, e kështu me radhë”.

“Por, unë mendoj se nga perspektiva ime, çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën tashmë është dakorduar”.

Falënderohet Kurti për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë

Falënderohet Kurti për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë

Në ditën kur Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi pakon sanksionuese ndaj Federatës Ruse, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e priti në zyrën e tij Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesin Special të BE-së, ambasadorin Tomáš Szunyog.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, kryeministri Kurti e njoftoi ambasadorin Szunyog për vendimin e sotëm të qeverisë dhe për pakon e sanksioneve kundër Federatës Ruse, të cilat janë në linjë me ato të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Teksa u diskutua për zhvillimet e fundit në Ukrainë dhe për gjendjen e sigurisë në Evropë dhe rajon pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse, kryeministri theksoi nevojën për bashkërendim dhe bashkëpunim të mëtejshëm ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe partnerëve tjerë”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se, ambasadori Szunyog shprehu falënderimin e tij për rreshtimin e Republikës së Kosovës me politikën e Bashkimit Evropian dhe vendosjen e sanksioneve në linjë me të.

“Ai tha se me vendimin e sotëm po tregoni jo vetëm harmonizim me politikën e jashtme të BE-së, por edhe me vlerat tona të përbashkëta. Mes tjerash, u dakordua që të shtohet komunikimi dhe bashkërendimi ndërmjet BE-së dhe Republikës së Kosovës”.

FURRA PIZZERIA KOSOVARJA2 Gastronomi Rr.Xhavit Syla Suharek,
Kosovë
Print House Reklama/Shtyp Rr. Bajram Curri - Suharekë,
Kosovë
Udhëto & Pusho Sh.p.k Tjera Rr. Brigada 123, Suharekë,
Kosovë
Hallka Marketing Agency Marketing / Web Rr. Brigada 123, 23000 Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende30 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë