Sylejman Selimi nga Gjykata Speciale u intervistua si i dyshuar

Gjykata Speciale, filloi t’i intervistojë ata persona që i ftoi, të cilët ishin pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ku së fundmi, sot u intervistua ish-Komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, nga Specialja në zyret e EULEX-it në Prishtinë, ku thuhet se u intervistua në cilësinë e të dyshuarit.

Gjatë një konferencë për media, avokati i Sylejman Selimit, Tomë Gashi dhe avokati Gregor Guy Smith, e bënë të ditur njoftimin për intervistimin e Sylejman Selimit, i cili u ftua në cilësinë e të dyshuarit, raporton “Zëri”.

Cilin nga kryetarët e degëve të partive në Suharekë do ta votoni në zgjedhjet e 14 shkurtit?

Avokati Gregor Guy Smith tha se: “Z.Selimi ka qenë i ftuar si i dyshuar”, dhe nuk dha asnjë detaj tjetër për intervistimin e Selimit.

Kurse, Tomë Gashi, avokati i Selimit mendon se, edhe pse u intervistua klienti im, nuk pres që të ngritet aktakuzë për të.

Po ashtu, Avokati Tomë Gashi tha se: “Rasti i ftesave në Hagë ka qenë shumë specifike. Ka pasur informata se të tjerët janë thirrur përmës viber, whatsapp etj. Ne këtë se kemi pranuar atë formë. Z.Selimi është pyetur si i dyshuar”.

RAPORTO