LVV
PDK
LDK
AAK

Sylejman Selimi ftohet në Hagë nga Gjykata Speciale, avokati i tij e mohon

27.12.2018

Në javën e dytë të janarit, në Hagë, do të intervistohet për krime lufte edhe ish-Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi. Express sjell datën e intervistimit të Komandantit të njohur, i cili aktualisht ndodhet në burg në Kosovë; si i dënuar për krime lufte në Rastin Drenica. Avokati dhe familja nuk flasin […]

Sylejman Selimi ftohet në Hagë nga Gjykata Speciale, avokati i tij e mohon

Në javën e dytë të janarit, në Hagë, do të intervistohet për krime lufte edhe ish-Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi.

Express sjell datën e intervistimit të Komandantit të njohur, i cili aktualisht ndodhet në burg në Kosovë; si i dënuar për krime lufte në Rastin Drenica. Avokati dhe familja nuk flasin për ftesën. 

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka ftuar për intervistim në Hagë edhe ish-komandantin e Përgjithshëm të UÇK-së Sylejman Selimi. 

Selimi në Hagë, për krime lufte, do të intervistohet më 9 janar 2019, raporton Gazeta Express, përmes burimeve të afërta me procesin. 

Ftesa Selimi i është dërguar qysh në fillim të dhjetorit të këtij viti, sikurse edhe një pjese tjetër të ish-komandantëve të UÇK-së dhe figurave tjera të rëndësishme të këtij grupimi ushtarak për çlirimin e Kosovës. 

Ndërsa avokati i tij Tomë Gashi ka mohuar një gjë të tillë. “Në clesin e Avokatit te Gjeneral Sylejman Selimi se kinese aj eshte ftuar ne Hagë per tu intervistuar per krime te luftes ne nuk kemi kemi pranuar nji ftese te tille per tu intervistuar ne Hagë dhe nuk dijm se nga kush e kan ”siguruar” kete ftese per ne Hage.!” ka thënë Gashi.

Etiketat

Ofertat e fundit