Sylë Tahirsylaj tregon se deri kur do të ketë reshje të borës në Kosovë

10.01.2019

Java e dytë e janarit po vazhdon me reshje të borës dhe temperatura të ulëta në Kosovë. Sipas ekspertit të meteorologjisë Sylë Tahirsylaj kjo gjendje do të vazhdojë edhe për disa javë. Sylë Tahirsylaj, si ekspert dhe profesor i Meteorologjisë për Gazetën Express tregoi se deri kur vendi do të ketë reshje të borës, po […]

Sylë Tahirsylaj tregon se deri kur do të ketë reshje të borës në Kosovë Foto: Ilustrim

Java e dytë e janarit po vazhdon me reshje të borës dhe temperatura të ulëta në Kosovë. Sipas ekspertit të meteorologjisë Sylë Tahirsylaj kjo gjendje do të vazhdojë edhe për disa javë.

Sylë Tahirsylaj, si ekspert dhe profesor i Meteorologjisë për Gazetën Express tregoi se deri kur vendi do të ketë reshje të borës, po ashtu Tahirsylaj foli edhe për temperatura minimale në Kosovë.

Sylë Tahirsylaj, tha se reshjet e borës do të vazhdojnë edhe disa ditë në vendin tonë. Po ashtu, Tahirsylaj thotë se në bazë të matjeve të fundit që ai i ka bërë thotë se temperaturat minimale në vend do të luhaten prej minus 7 gradë celsius deri në minus 10 gradë në viset malore.

“Vendi ynë vazhdon të jetë nën ndikimin e masave ajrore me origjinë nga pjesa verilindore e rajonit. Këto masa kanë një shkallë të lartë të lagështisë. Si rrjedhojë moti do të jetë me reshje bore në shkallë vendi dhe temperatura relativisht të ulëta.

Më pas, Sylë Tahirsylaj tha se kjo gjendje sinoptike në vendin tonë është në përputhshmëri të plotë me kushtet klimatike të territorit të Kosovës.