Sylë Tahirsylaj: Reshjet e borës do të vazhdojnë në vendin tonë

06.02.2020

Që nga dita e hënë kishin filluar kushtet për reshjet e borës, ku shumë qytete e fshatra janë mbuluar me petkun e bardhë të borës. Madje Komuna e Dragashit, Istogut dhe ajo e Kamenicës ka pezulluar mësimin shkaku i erërave të forta dhe reshjeve të mëdha të borës. Ndërsa meteorologu Sylë Tahirsylaj ka bërë të […]

Sylë Tahirsylaj: Reshjet e borës do të vazhdojnë në vendin tonë Foto: Ilustrim

Që nga dita e hënë kishin filluar kushtet për reshjet e borës, ku shumë qytete e fshatra janë mbuluar me petkun e bardhë të borës.

Madje Komuna e Dragashit, Istogut dhe ajo e Kamenicës ka pezulluar mësimin shkaku i erërave të forta dhe reshjeve të mëdha të borës.

Ndërsa meteorologu Sylë Tahirsylaj ka bërë të ditur se reshjet e borës do të vazhdojnë në vendin tonë.

Ai ka bërë të ditur se borë do të bie edhe sot e nesër, por edhe ditën e hënë.

“Deri ditën e hënë kemi mot jo stabil, do ketë reshje të borës edhe sot e nesër në mesdite. Temperatura minimale do të jetë minus 10. Nga e hëna sërish do të bie bore, do të zgjat 2-3 ditë, që është lajm i mirë për mbjelljet vjeshtore dhe për rritjen e ujerave”, ka thënë Tahirsylaj për T7

Ai ka thënë se temperaturat javën e ardhshme do të shkojnë deri minus 8 gradë.