Herolind Bytyçi
14.05.2019, 18:10

Sylë Tahirsylaj: Nuk ka vërshime, nuk ka reshje aq të mëdha që me pas vërshime

Sipas paralajmërimeve që ka bërë Sektori i Hidrologjisë i Institutit Hidrometeorologjik, nga sot ( e martë) do të ndodhin vërshime  në Kosovë për shkak të të reshurave të mëdha që do përfshijnë vendin në ditët në vijim.

Sipas institutit parashikohet që reshjet të jenë të pandërprera për 72 orë me një sasi prej >30 – 50 mm, dhe me probalitet të lartë të reshjeve ekstreme, përmbytjeve dhe rrëshqitje të dheut në zonat e ndjeshme. Zonat më të goditura do të jenë pjesa perëndimore dhe jugore e vendit.

E në anën tjetër eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj në një deklaratë të dhënë për Telegrafin ka thënë se me këtë sasi të reshjeve nuk mund të ketë vërshime.

“Nuk ka vërshime, nuk ka reshje aq të mëdha që me pas vërshime. Vërshime mund të ketë për shkak të mosrespektimit të planit hapësinor. Po ashtu vërshime mund të ketë në disa lokalitete ku janë të dëmtuara këto pjesët anësore të lumit, margjinaturat si i themi ne”, ka thënë ai.