Sveçla pret në takim Drejtorin e Institutit të Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë

27.02.2024

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës Major Bashkim Spahiu, priti sot në takim Drejtorin Ekzekutiv të Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë Atdhe Hetemi.

Sveçla pret në takim Drejtorin e Institutit të Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë Foto: Ilustrim

Me këtë rast, Ministri Sveçla i uroi z.Hetemi detyrën e Drejtorit të këtij Instituti të rëndësishëm për Republikën e Kosovës. Bashkëpunimi ndërinstitucional e veçanërisht mes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë kontribuon në evidentimin e të gjitha dëshmive të krimeve të kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë dhe ndihmon në sjelljen e të gjithë kryesve para drejtësisë.

Ministri Sveçla e njoftoi Drejtorin Hetemi mbi angazhimin serioz dhe të suksesshëm të Policisë së Kosovës në sjelljen e të dyshuarve për krime lufte para drejtësisë dhe theksoi përkushtimin për bashkëpunim të ngushtë mes dy institucioneve.

Hapja e Institutit dhe angazhimi i të gjithë akterëve në fuqizimin e tij do të ndihmojë në ruajtjen e kujtesës kolektive, në adresimin institucional të gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë dhe në drejtësi për të gjitha viktimat që i mungojnë shoqërisë dhe vendit tonë.