Sveçla me akterë institucionalë diskutojnë për planin kundër terrorizmit

28.05.2024

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka ftuar në takim akterët relevantë të institucioneve të Republikës së Kosovës të cilët raportojnë për zbatimin e aktiviteteve që dalin nga plani i përbashkët kundër terrorizmit.

Sveçla me akterë institucionalë diskutojnë për planin kundër terrorizmit Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit, qëllimi i këtij takimit ishte raportimi i realizimit të aktiviteteve sipas planit të përbashkët me Bashkimin Evropian kundër terrorizmit.

Sveçla njoftoi të pranishmit mbi realizimin e disa objektivave sipas planit të përbashkët kundër terrorizmit dhe bashkë me të pranishmit diskutuan mbi sfidat dhe propozimin e aktiviteteve të reja në kuadër të luftës së përbashkët kundër terrorizmit.

“Këtë vit pritet të nënshkruhet një marrëveshje e re mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian kundër terrorizmit dhe me këtë rast, do të adresohen sfidat dhe mekanizmat që do të kontribuojnë në parandalimin dhe luftimin e përbashkët të terrorizmit“, thuhet në njoftim.