Sveçla: Ligji për Paga procedohet në Qeveri në muajin mars
Ministri Sveçla ka theksuar se ministrisë po i merr kohë analizimi i ligjit, por që kjo sipas tij do të shërbejë që ligji të jetë i zbatueshëm. Po ashtu, ai ka shtuar në Kuvendin e Kosovës se janë eliminuar vërejtjet nga Gjykata Kushtetuese. “Nga raportimi i fundit që kemi pasur në dhjetor, jo më shumë […]
Ministri Sveçla ka theksuar se ministrisë po i merr kohë analizimi i ligjit, por që kjo sipas tij do të shërbejë që ligji të jetë i zbatueshëm.
Po ashtu, ai ka shtuar në Kuvendin e Kosovës se janë eliminuar vërejtjet nga Gjykata Kushtetuese.
“Nga raportimi i fundit që kemi pasur në dhjetor, jo më shumë se një muaj, janë zhvilluar takime të shpeshta për finalizim. Janë diskutuar koeficientet për secilën pozitë – në bazë parimore, të drejtë e mosdiskriminuese. Lista duhet të jetë parimore e të reflektojë barazi. Në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, janë eliminuar pjesët ku është vlerësuar se janë tejkaluar kompetencat e Qeverisë”, ka thënë ai.
Ministri shtoi se me ligjin që planifikohet të miratohet “do të ketë sistem të mirëfilltë, afatgjatë, të zbatueshëm e funksional të pagave dhe shpërblimeve”, ka deklaruar ministri në Kuvend.
Sveçla ka thënë se MPB-ja po punon me Ministrinë e Financave për të caktuar koeficientin për të pasur barazi në sektorin publik.
Ai ka paralajmëruar hapjen e debatit publik në muajin shkurt.
Ndërkaq, në fund të fjalimit, ministri Sveçla tha se në muajin mars do të procedohet ligji për miratim në Qeveri.