Bizneset Vende Pune Ofertat

Sveçla: Kemi blerë më shumë autoblinda sesa që kemi gjetur në gjithë historinë e Policisë së Kosovës

Sveçla: Kemi blerë më shumë autoblinda sesa që kemi gjetur në gjithë historinë e Policisë së Kosovës

16.11.2023 Lajme

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se buxheti për AME është rritur për 97 për qind, për Policinë e Kosovës për 17 për qind, ndërsa për ASHI 16 për qind.

“Në MPB ka rritje të buxhetit për 97 për qind në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, në Policinë e Kosovës për 17 për qind, për Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit 16 për qind dhe kështu me radhë në agjencitë tjera. Totali në investimet kapitale është 5.8 milionë euro rritje prej 3.8 milionësh në AME. Në policinë e Kosovës investimet kapitale janë 21.7 milionë e në vitin 2023 12.6 milionë euro.”

Ai tregoi edhe se sa mjete janë ndarë nëpër agjenci sa i përket kibernetikës.

“Në çështjen e sigurisë kibernetike ne kemi planifikuar 4.5 milionë investime kapitale ën ASHI, që janë 700 mijë më shumë se në vitin paraprak, në forenzikë totali i buxhetit është 1.7 milionë euro, rritje në investime kapitale me 371 mijë euro dhe 113 mijë euro në ndërtimin e objektit…”

Ai tha se për Policinë e Kosovës në buxhetin e vitit 2024 është rritja më e madhe ndonjëherë.

“Për Policinë e Kosovës, në vitin 2023 në buxhet kanë qenë të parapara 12 milionë e 667 mijë kurse në vitin 2024 parashihen 21 milionë e 707 mijë euro. Kjo është rritja më e madhe ndonjëherë.”

Duke i replikuar deputetit Anton Quni, Sveçal tha se kanë blerë më shumë autoblinda sesa që kanë gjetur.

“Kodi buxhetor vazhdon. Deklarimi se nuk janë shpenzu paratë e vitit të kaluar nuk qëndron. Unë mund t’iu them se në autoblinda, ne kemi bërë blerje të numrit të autoblindave më shumë se në të gjitha vitet e mëhershme. Kemi blerë më shumë autoblinda sesa kemi gjetur në gjithë historinë e Policisë së Kosovës”, tha ai.

Sigurimi Internacional

Ofertë speciale
Sveçla në Kroaci flet për situatën e sigurisë në vend

Sveçla në Kroaci flet për situatën e sigurisë në vend

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla po qëndron në vizitë zyrtare në Kroaci me ç’rast në Parlamentin kroat u takua me Komisionin për Politikë të Brendshme dhe Siguri Kombëtare të kryesuar nga Siniša Hajdaš Dončić.

Sipas Sveçlës në këtë takim u diskutua për situatën e sigurisë në vend veçanërisht për sulmin terrorist të 24 shtatorit.

“Shpreha mirënjohjen për partneritetin e shkëlqyer që kemi me Kroacinë dhe për rolin aktiv në mbështetjen e pakursyer për Kosovën në vazhdimësi, si në procesin e njohjeve, antarësimeve në mekanizmat e ndryshëm ndërkombëtar.  Diskutuam për situatën e sigurisë në vendin tonë, veçanërisht për sulmin terrorist të 24 shtatorit,  ku shpalosa të gjitha faktet që pas këtij sulmi qëndron Serbia me të gjitha kapacitetet shtetërore të saj. Po ashtu, i njoftova anëtarët e Komisionit për të arriturat tona në luftën kundër krimit të organizuar”, ka shkruar Sveçla  në Facebook.

Sveçla po ashtu ka thënë se kanë diskutuar dhe për komunitetin kroat që jetojnë në Republikën e Kosovës të cilët përveç që janë vlerë e shtuar e shoqërisë sonë, angazhohen edhe në institucionet tona për ngritjen e forcimin e mëtutjeshëm të shtetit tonë.

“I falënderova anëtarët e Komisionit për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për Republikën e Kosovës. Bashkëpunimi ynë do të vazhdojë edhe më tutje si dy shtete aleate që angazhohemi për paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe më gjerë”, ka shkruar Sveçla në Facebook. 

Ministri Sveçla: Shërbimet shëndetsore për zyrtarët policorë do të trajtohen me prioritet në të gjitha spitalet e Kosovës

Ministri Sveçla: Shërbimet shëndetsore për zyrtarët policorë do të trajtohen me prioritet në të gjitha spitalet e Kosovës

Është nënshkruar sot marrëveshja që siguron që policët e Policisë së Kosovës do të marrin shërbime shëndetësore me prioritet në të gjitha spitalet rajonale të Republikës së Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se shëndeti i zyrtarëve policorë është prioritet shtetëror.

“Në këtë marrëveshje që ka në fokus dhënien e shërbimeve me prioritizim për personelin policorë i është dhënë rëndësi e veçantë dhe shëndetit të gruas në Policinë e Kosovës, përmes kryerjes së kontrolleve në zbulimin e hershëm të sëmundjeve si kanceri i gjirit dhe kanceri i qafës së mitrës, analizave specifike hormonale etj.”, ka thënë mes të tjerash Sveçla.

Postimi i plotë:

Shëndeti i zyrtarëve policorë është prioritet shtetëror.

Zyrtarët policorë duhet të jenë në shërbim dhe të gatshëm në përmbushjen e detyrave në çdo kohë. Trajtimi i tyre mjekësor me prioritet shkon në mbështetje të misionit të tyre. Pas një pune intensive sot u nënshkrua marrëveshja që siguron mbështetje të kualifikuar për kontrollet shëndetësore.

Zyrtarët policorë dhe rekrutët do të trajtohen me prioritet përfshirë edhe në listat e pritjes në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës pra dhe në të gjitha Spitalet Rajonale të Republikës së Kosovës.

Sot është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes Drejtorit të ShSKUK-së Elvir Azizi dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha, përmes së cilës personelit policorë dhe rekrutëve do të iu ofrohen me prioritet dhe pa pagesë shërbimet mjekësore, psikologjike dhe specialistike të nivelit dytësor dhe tretësor në ShSKUK dhe në të gjitha Spitalet Rajonale.

Në këtë marrëveshje që ka në fokus dhënien e shërbimeve me prioritizim për personelin policorë i është dhënë rëndësi e veçantë dhe shëndetit të gruas në Policinë e Kosovës, përmes kryerjes së kontrolleve në zbulimin e hershëm të sëmundjeve si kanceri i gjirit dhe kanceri i qafës së mitrës, analizave specifike hormonale etj.

Zbatueshmëria e kësaj marrëveshje do të garantohet përmes zyrtarëve policor që do të vendosen si pika referuese për zyrtarët policor në ShSKUK dhe spitale rajonale.

Falënderoj Ministrinë e Shëndetësisë dhe Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës për gatishmërinë në shërbim të të gjithë rekrutëve dhe zyrtarëve të Policisë së Kosovës.


Sveçla takohet me Ballën në Tiranë

Sveçla takohet me Ballën në Tiranë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar të shtunën se gjatë vizitës së tij në Tiranë është pritur në takim nga homologu i tij, Taulant Balla. 

Pas takimit që ka mbajtur me homologun e tij, Sveçla, nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë së kanë diskutuar për zbatueshmërinë e marrëveshjeve që kemi në fushën e sigurisë e mundësitë e zgjerimit të tyre si dhe shkëmbimin e përvojave të vlefshme që kemi me qëllim të avansimit të institucioneve vartëse të Ministrive tona.

“Bashkë, gëzojmë bashkëpunim të shkëlqyer dhe vullnet për të zbatuar me sukses misionet tona për të ofruar siguri, rend dhe ligj në vendet tona”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Udhëto & Pusho Sh.p.k Tjera Rr. Brigada 123, Suharekë,
Kosovë
Print House Reklama/Shtyp Rr. Bajram Curri - Suharekë,
Kosovë
New Born Master Arsim dhe Edukim Rruga Xhavit Sylaj p.n.,
Kosovë
Luli Market Tjera Rr. Mbreti Agron, Gjinoc,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende30 ditë

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë