Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për zhdëmtimin e viktimave

26.06.2026

Paneli i Gjykatës Supreme të Dhomave të Specializuara ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga Pjetër Shala lidhur me vendimin për zhdëmtimin e viktimave.

Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për zhdëmtimin e viktimave Foto: Ilustrim

Vendimi është marrë më 25 qershor 2026 nga paneli i përbërë nga kryegjykatësja Ekaterina Trendafilova dhe gjykatësit Kristinë van den Vajngart e Daniel Fransen.

Shala kishte kundërshtuar vendimin e Panelit të Apelit, i cili kishte refuzuar ankesën e Mbrojtjes ndaj Urdhrit për Zhdëmtime të datës 29 janar 2026. Megjithatë, Gjykata Supreme ka vlerësuar se pretendimet e ngritura nuk qëndrojnë dhe ka lënë në fuqi vendimin për zhdëmtimin e viktimave.

Ndërkohë, Pjetër Shala vazhdon edhe procedura të tjera ligjore, përfshirë një kërkesë në Dhomën Kushtetuese të Dhomave të Specializuara dhe një ankesë pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për të cilën ende nuk është marrë vendim nëse do të pranohet për shqyrtim.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More