Sulmohet fizikisht një aktivist i VV-së nga Asambleisti i PSD-së në Suharekë

27.12.2018 Lajme
Aktivisti i Vetëvendosjes Veton Shala në Komunën e Suharekës është sulmuar fizikisht nga një asamblesit i PSD-së, këshilltar komunal në Suharekë, Leonard Shala.
Policia e Kosovës, në Suharekë njoftoi se rasti i sulmit ka ndodhur gjatë një ceremonie varrimi.
Komandanti i Policisë, Milazim Lumi thotë se “Kemi një raport të paraqitur në polici nga një qytetar i thjeshtë për një këshilltar komunal, i cili flet për një lëndim të lehtë trupor”.
Rasti siç duket ka marrë shkas nga disa kritika që aktivisti i VV-së i ka drejtuar në murin e asamblistit të PSD-së, duke i thënë se PSD është bërë bisht i PDK-së. Leonard Shala e kishte kërcënuar Veton Shalën edhe në Facebook, duke e paralajmëruar se ashtu siç po qeshë, mund të qajë.