Suharekës i rritet shkalla e arkëtimit të tatimit në pronë

  • 11.04.2019, 13:19

Suharekën duke e krahasuar me disa komuna të tjera të rajonit të Prizrenit doli se Komuna e Suharekës ka pasur rritje të shkallës së arkëtimit të tatimit në pronë.

Suhareka ka arritur që në vitin e shkuar të grumbullojë më shumë të hyra nga tatimi në pronë se në vitin 2017.

Ministria e Financave bëri publike disa të dhëna, ku për bazë kanë krahasimin me vitet e tjera se sa Komunat e Kosovës kanë arritur që ti rritet shkalla e arkëtimit të tatimit në pronë, ku Komuna e Suharekës ka treguar rezultat të mirë.

Sipas Ministrisë së Financave, Komuna e Suharekës në vitin 2018, kishte grumbulluar hiq më pak se 685 mijë euro nga tatimi në pronë, kurse në vitin 2017 arriti që ti grumbullojë vetëm 567 mijë euro, që do të thotë se Suhareka ka pasur rritje të shkallës së arkëtimit të tatimit në pronë.

Kurse Komuna e Prizrenit, arriti që të shënojë të hyra mjaft të mëdha, ku në vitin 2018 arriti që ti grumbullojë 2 milionë e 197 mijë euro, ndërsa në vitin 2017 kjo Komunë arriti ti grumbullojë 2 milionë e 60 mijë euro.

Të tjera