Herolind Bytyçi
15.05.2019, 12:14

Suharekës i ndahet mirënjohje për performancë më të mirë

Komuna e Suharekës është ndër 10 komunat që janë renditur më së miri në raportin e “Indeksit të Konkurrueshmërisë së Komunave” për performancën e qeverive lokale drejt krijimit të një mjedisi të shëndoshë afarist.

Indeksi është një konstrukt i 8-të nën-indekseve të standardizuara që kanë matur dimensionet kyçe të ndikimit të qeverisjes lokale në mjedisin afarist.

Nën-indekset janë si barrierat e hyrjes në biznes, transparenca, pjesëmarrjen dhe parashikueshmërinë, kostot kohore, taksat dhe tarifat, administratën komunale, fuqinë punëtore dhe shërbimet  mbështetëse për bizneset, si dhe infrastruktura.

Performanca e Komunës së Suharekës në krahasim me vitet paraprake ka shënuar ngritje. Sot jam i nderuar që vlerësohemi për këtë, nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka njoftuar kryetari Bali Muharremaj.

LEXO PO ASHTU:  Universitetet e paakredituara kanë një vit afat të ngritin cilësinë

Sipas raportit, komunat me performancën më të mirë 2019, në masë të madhe janë gjithashtu ato që kanë performuar më së miri në 2018.

Potenciali dhe kushtet që ofrojnë bizneset e Suharekës

Produktet gjithmonë janë prodhuar me një pasion të madh për luksin dhe rehatinë si dhe në përshtatje me prirjet më të fundit të dizajnit.

Ndër 10 komunat më të mira në vlerësimin e përgjithshëm Komuna e Suharekës renditet në vendin e 8-të.