Suharekë: Prej 67,637 votuesve deri në ora 15:00 kanë votuar 18.242 votues

06.10.2019

Në bazë të dhënave zyrtare të KQZ për daljen e votuesve në zgjedhje deri në ora 15:00 në Komunën e Suharekës bëhet e ditur se kanë dalë 18.242 votues. Prej 67637 votues të regjistruar me të drejtë vote deri në ora 15:00 në Komunën e Suharekës kanë votuar vetëm 18242 votues ose 26.97%. Dalja në […]

Suharekë: Prej 67,637 votuesve deri në ora 15:00 kanë votuar 18.242 votues Foto: Ilustrim

Në bazë të dhënave zyrtare të KQZ për daljen e votuesve në zgjedhje deri në ora 15:00 në Komunën e Suharekës bëhet e ditur se kanë dalë 18.242 votues.

Prej 67637 votues të regjistruar me të drejtë vote deri në ora 15:00 në Komunën e Suharekës kanë votuar vetëm 18242 votues ose 26.97%.

Dalja në Zgjedhje deri në ora 15:00 në Suharekë:
Zgjedhjet parlamentare 2019 – 26.97%
Zgjedhjet parlamentare 2017 – 27.77%
Zgjedhjet parlamentare 2014 – 27.65%

Për dallim nga zgjedhjet e vitit 2017 ku dalja e votuesve deri në ora 15:00 ishte 27.77% dhe vitin 2014 27.65% sot deri në ora 15:00 kanë votuar 26.97%.